Qyteti i Chernihiv në Ukrainën veriore është shkatërruar 70% pas sulmeve ruse, deklaroi kryebashkiaku i qytetit Vladyslav Atroshenko.

“Pasojat janë serioze, siç ishin në Bucha dhe Kharkiv, dhe ndoshta në Mariupol’’, theksoi Vladyslav Atroshenko.

Atroshenko tha se ishte i shqetësuar për ngrohjen, buxhetin e qytetit dhe ekonominë lokale që nuk po funksiononin, si dhe sulmet ajrore.

Chernihiv është shtëpia e kishave dhe manastire të shumta mesjetare dhe Ukraina ka aplikuar për statusin e Trashëgimisë Botërore për qendrën e qytetit. Para luftës, më shumë se 285,000 njerëz jetonin në qytet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb