Jo të gjithë nuk bëjnë llogari në këtë “Euro2020”, Italia zbriti në fushë pa laps e letër, të vetëdijshëm se mes Ukrainës dhe Austrisë, dy rivalët e mundshëm në fazën e 1/8, nuk ka asnjë ndryshim. Hijet e një “biskote” të mundshme, një kompromisi në heshtje, që mund të kualifikojë dy ekipet, janë prezente sot gjatë ndeshjes, Ukrainë-Austri, një barazim nuk do ti bënte keq asnjë prej dy ekipeve, i jep më shumë shanse për të kaluar më tej, në një kohë kur kanë nga 3 pikë në Grupin C. Ky është thjeshtë një perceptim për Andri Shevchenko, trajneri i Ukrainës është i bindur që dy ekipet do të futen në fushë për të fituar: “E dimë se klasifikimi na imponon që të dy ekipet të jenë të kujdesshme në fushën e lojës, por të jeni të bindur që të dy ekipet futen në fushë për të fituar ndeshjen. Nëse mendojmë se do të luajmë për të barazuar është e pamundur të ecim përpara”, theksoi Shevchenko.

Foda
Foda

Në të njëjtën linjë me Shevën është edhe Franco Foda, trajneri i Austrisë: “Dëshirojmë gjithnjë të fitojmë, sigurisht edhe rivalët tanë, por në kemi një uri shumë të madhe pasi do të ishte historike për ne të kalojmë fazën e grupeve”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb