UKRAINE – Ekaterina Bilyik është 68 vjeç por kjo nuk e ka penguar t’i bashkohet ushtrisë ukrainase, për të luftuar separatistët prorusë. Sipas “Daily Mail”, gjyshja 68-vjeçare është në gjendje të qëllojë njëlloj si kolegët e saj, të cilët janë mesatarisht 40 vjet më të rinj se ajo.Zëdhënësi i ushtrisë ukrainase bëri të ditur se Ekaterina Bilyik ka kaluar të gjitha testet e ushtrisë dhe së shpejti do të luftojë në vijën e frontit.
Ushtarët e thërrasin 68-vjeçaren me nofkën “The Punisher” për shkak të mungesës së mëshirës ndaj armiqve.
“Ata duhet ta kuptojnë që Ukraina është një vend i lirë dhe nëse nuk u pëlqen të kthehen në Rusi. Pasi përjetova pushtimin nazist, jam e gatshme që të bëj gjithçka që duhet, për të mbrojtur vendin tim nga akte të tilla tiranie”,-është shprehur Ekaterina Bilyik.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: