KIEV-Ukraina ndërmori sot edhe një hap tjetër drejt anëtarësimit në NATO, kur parlamenti i vendit miratoi me shumicë dërrmuese votash një ligj për shfuqizimin e statusit neutral apo të mos-angazhimit.

Ligjvënësit votuan sot 303 pro dhe 8 kundër, për heqjen e statusit të mos angazhimit.
Duke ju drejtuar sot Parlamentit, Ministri i Jashtëm i Ukrainës Pavlo Klimkin, tha se ky është një hap që e çon vendin më pranë NATO-s dhe hap “mekanizma dhe forma të reja për realizimin” e synimeve për një politike të brendshme të efektshme të Ukrainës.

Duke folur në mbështetje të anulimit të statusit të mos-angazhimit, një anëtar i Parlamentit tha se “vendi i Ukrainës është në Evropë dhe në NATO”.

Por kundërshtarët e ligjit thane se ai do të përkeqsonte tensionet brenda dhe jashtë Ukrainës dhe nuk do t’i sillte ndonjë të mirë vendit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: