Prej një muaji Reeny, një qen 9-vjeçar, po pret jashtë derës së përparme të shtëpisë, me shpresën se pronarja e tij do të vijë në çdo moment, por gruaja nuk do të kthehet më, sepse humbi jetën gjatë luftimeve në Ukrainë.

Historia, e cila vjen nga Makariv, është treguar në rrjetet sociale nga Anton Gerashchenko, Këshilltar i Ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës.
Sipas asaj që Gerashchenko raportoi në Twitter, zonja e Reeny “u përdhunua dhe u vra nga një ushtar rus pranë shtëpisë së saj”. Që atëherë, Reeny kurrë nuk ka pushuar së prituri për të jashtë derës.

Qeni, që “është shumë i sëmurë” – sipas asaj që shpjegoi në Twitter këshilltari i Ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës – ka nevojë për dikë që të kujdeset për të.

Fatmirësisht familjarët e gruas kanë rënë në kontakt dhe janë gati për të mirëpritur kafshën.

(Tgcom24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb