Numri të vrarëve nga sulmi rus ndaj një autokolone të civilëve ukrainas, që po largoheshin nga rajoni lindor i Kharkiv është përkeqësuar. Viktimat janë rritur në 24, përfshirë një grua shtatzënë dhe 13 fëmijë.

Këtë e raportoi guvernatori Oleg Synegubov.

“Të tilla janë pasojat e tmerrshme të bombardimit të një kolone prej shtatë makinash nga pushtuesit midis fshatrave Kurylivka dhe Pishchane, në rrethin Kupyansk. Rusët qëlluan mbi civilët pothuajse nga një distancë e afërt,” tha guvernatori, duke specifikuar se ” bombardimi u zhvillua më 25 shtator rreth orës 9”.

(Ansa/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb