KIEV

Për shkak të koronavirusit të ri (Covid-19) në Ukrainë ka vdekur një grua e moshës 71-vjeçare.

Në një deklaratë nga Zyra për media e Ministrisë së Shëndetësisë të Ukrainës, thuhet se pavarësisht ndërhyrjeve ka humbur jetën një grua e cila ishte diagnostikuar dje me Covid-19 në rajonin Jitomir.

Si pasojë janë vendosur në karantinë anëtarët e familjes së gruas 71-vjeçare që humbi jetën, që është rasti i parë i vdekjes në Ukrainë nga Covid-19, thuhet në deklaratë.

Ndërkohë, Oleksiy Danilov, sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe të Mbrojtjes së Ukrainës në një konferencë për media njoftoi se në kuadër të vendimeve të marra, pas dy ditësh kufijtë e Ukrainës do të mbyllen për dy javë për shtetasit e huaj.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb