UKRAINË-Një zëdhënës i ushtrisë së Ukrainës ka thënë se një ushtar i saj është vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur në përleshjet midis forcave qeveritare dhe rebelëve pro-rusë.

Raporti nuk ka qartësuar se ku ka vdekur ushtari dhe në çfarë rrethanash.

Viktimat raportohen pavarësisht marrëveshjes për armëpushim, të arritur në muajin shkurt.

Mbi 6,100 njerëz kanë vdekur që prej nisjes së konfliktit në lindje të Ukrainës, në prill të vitit 2014.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: