Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky ka deklaruar se në Mariupol janë vrarë dhjetëra qytetarë dhe se 300 spitale janë shkatërruar në Ukrainë.

Zelensky ka zhvilluar një komunikim në parlamentin e Koresë së Jugut.

“Mariupol është shkatërruar, ka dhjetëra mijëra të vdekur dhe pavarësisht kësaj rusët nuk i kanë ndalur sulmet”, ka thënë ai.

Gjithashtu, më herët presidenti ukrainas është shprehur se Rusia po kërcënon jo vetëm Europën por edhe Ukrainën, ndërsa ka kërkuar më shumë ndihmë për t’i mbijetuar luftës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb