TIRANË- Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë njofton se për shkak të reshjeve të dendura të shiut, gjatë natës ka ndodhur një rrëshqitje masive dheu përgjatë tubit kryesor që furnizon zonën e Tiranës së Re, Komunës së Parisit, Qesarakë, Shkozë, Sauk, Sanatorium dhe Qyteti Studenti.

Sipas UKT, rrëshqitja e dheut ka shkaktuar dëmtime serioze në këtë tub e për këtë arsye këto zona të Tiranës do të kenë kufizime të furnizimit me ujë.

“UKT po punon intensivisht për zgjidhjen e situatës, duke angazhuar të gjitha forcat në terrenin e vështirë të zonës. Falënderojmë të gjithë qytetarët e Tiranës për mirëkuptimin!”, deklaron UKT.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: