Koreja e Jugut ka rënë dakord të blejë 70 mijë pako të pilulës eksperimentale antivirale COVID-19 të Pfizer Inc, njoftoi të shtunën Agjencia Koreane e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve (KDCA).
Pfizer të premten tha se rezultatet e provës treguan se pilula e saj Paxlovid uli me 89 për qind rrezikun e shtrimit në spital ose vdekjes te pacientët me rrezik të lartë të sëmundjes së rëndë brenda tre ditëve nga fillimi i simptomave të coronavirusit.
Koreja e Jugut ka nënshkruar tashmë marrëveshje për të siguruar 200 mijë pako të trajtimit të Merck & Co Inc për COVID-19. Ajo po kërkon të blejë 134 mijë pako shtesë, megjithëse është e pavendosur se cili trajtim, raporton Reuters.
Muajin e kaluar, qeveria tha se ishte në bisedime me farmaceutikën zvicerane Roche Holding AG, e cila po zhvillon një pilulë antivirale të lehtë për t’u administruar për COVID-19. Qeveria kishte ndarë një buxhet prej 30.63 milionë dollarësh për pilulat antivirale COVID-19.
Pfizer është në bisedime me 90 vende mbi kontratat e furnizimit për Paxlovid, tha shefi ekzekutiv Albert Bourla.
(BalkanWeb)