Kush është në rrezik për ulcera të këmbëve? Pacientët që kanë mundësi më të madhe për të patur ulcera të këmbëve janë:

Pacientë të moshuar
Pacientë me vena varikoze
Pacientë me trombozë të venave të këmbëve
Pacientë që kanë patur shumë lindje
Pacientë që qëndrojnë për një kohë të gjatë në këmbë
Pacientë që kanë vështirësi në lëvizje si: frakturë, obezitet ose paralizë
Pacientë që po shërohen nga një operacion kirurgjikal siç është ai i gjurit ose femurit
Pacientë që kanë një histori të mëparshme të ulcerës së këmbëve
Pacientë që kanë një histori familjare për ulcer të këmbëve
Mos humbisni: Ulcerat e këmbëve, simptomat që nuk duhet t’i injoroni

Parandalimi i ulcerave

Nëse keni një ulçer në këmbë ju keni një mundësi më të madhe për të patur një ulcer të dytë. Kjo mund të ndodhë brenda disa muajve. Veshja e bandazheve kompresiv (çorape për variçe) gjatë gjithë kohës (përjashtuar gjatë natës) ul rrezikun e rikthimit të tyre.

Trajtimi i ulcerave venoze të këmbëve

Ulcerat venoze të këmbëve në pjesën më të madhe të rasteve shërohen brenda 3 muajve.

Trajtimi zakonisht përfshin:

Heqja e indeve të vdekura (debridimi i plagës)
Pastrimi i sipërfaqes
Mbulimi i plagës me një bandazh jo ngjitës
Bandazh kompresiv

Pasi ulcera të jetë mbuluar, mbi të vendoset bandazh kompresiv mbi sipërfaqen e ulcerës. Kjo gjë bëhet për të rritur qarkullimin e gjakut në drejtim të zemrës. Kompresioni zakonisht bëhet në disa shtresa.

Në fillim pacienti mund të ketë dhimbje dhe për të mposhtur atë mund të jepen ilaçe për dhimbjen. Dhimbjet zakonisht zvogëlohen duke u shëruar plaga dhe mund të zgjasin rreth 12 ditë. Këmba mbahet e ngritur dhe nëse kemi ngjyrosje blu të gishtave atëherë duhet liruar bandazhi.

Trajtimi i ulcerave të infektuara

Një ulcer e infektuar duhet të pastrohet dhe të mbulohet por nuk duhet përdorur bandazh kompresiv deri në momentin kur infeksioni është shëruar. Gjithashtu duhet:
Mbani këmbën lart sa herë që keni mundësi
Merrni antibiotik
Antibiotikët nuk mund të shërojnë ulcerën ata thjesht kontrollojnë infeksionin dhe përdoren për një kohe të shkurtër./Shendeti

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb