Akuzat e Tom Doshit se LSI ka blerë vota në favor të kandidatit demokrat në Bashkinë e Vaut të Dejës, Gjokë Uldedaj i cilëson si krejtësisht të pavërteta. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, Uldedaj akuzon Tom Doshin si të vetmin person i cili ka tentuar të blejë vota në atë bashki.

Më tej, si kreu i Grupit të Punës së PD në Bashkinë e Re “Vau Dejës”, Uldedaj shton se pas rezultatit zhgënjyes, ai ka tentuar t’i marrë mbrapsht paratë.

“Në cilësinë e Kryetarit të Grupit të Punës dhe Drejtuesit të Fushatës së Partisë Demokratike në Bashkinë e Re “Vau Dejës”, unë e konsideroj shumë dëshpëruese, e nëncmoj dhe e mëshirojë deklaratën e Tom Doshit dhënë në media, lidhur me fitoren tonë në Bashkin Vau Dejës.

Ja kuptoj edhe hallin e madh dhe sikletin që po kalon zotëria në fjalë, duke demonstruar një pështjellim dhe çorientim të plotë politik, jo vetëm nga efekti I humbjes së thellë të 21 Qershorit, në bashkinë Vau Dejës, të cilën publikisht e pati marrë përsipër dhe kërkoi ta hipotekonte, si ciflig për vete.

Për ata që nuk e dinë, por edhe Këtij zotërisë, unë po i rikujtoj se në 21 qershor, Ju keni shënuar rekordin e humbjes së 5­të radhazi, në Bushat dhe Bashkinë e Re Vau Dejës. Besojë se e kujtoni mirë vitin 2007, vitin 2009,vitin 2011, por edhe në vitin 2013, dhe tani së fundi 21 Qershorin 2015. Një shprehje popullore këtej nga ne thotë: “Ma keq i mësuemi se i dëshiruemi”.

Nuk justifikohet humbja e thellë dhe e pastër në këto zgjedhje me justifikime dhe mashtrime të radhës. Partia Demokratike dhe kualicioni i djathtë realizuan një fitore të pastrër dhe të pakontestuar, Jo vetëm për kandidatin e saj zotin Zef Hila, por edhe për PD dhe kualicionit e djathtë, duke shënuar një fitore të thellë në dy nivele, por kjo fitore do të ishte edhe më e thellë nëse elektoratit i kësaj zone do të të lihej të votonte i qetë dhe largë presioneve të blerjes së votës.

Është fakt dhe të gjithë e dinë dhe e konfirmojnë si drita e diellit se ishte Tomë Doshi, që bleu vota, jo vetëm të premten dhe të shtunen, por 20 ditë radhazi, duke përdorë skemat e vjetra të sekserëve. Por kësaj radhe disa sekser që ne i kemi me zë dhe me figurë, duke e konsideruar Tomën si të dështuar, dualën më të zgjuar se ustai i Tyre, i muarën parat dhe kryen punët e veta. Këtu futen edhe disa isha të PD­së, që punuan kundra nesh, për interesa thjesht personale, se forca e tyre përball elektoratit ishte e degraduar e shpëlara. Të gjithë janë dëshmitare të shfaqjes së Tij në zonë dy ditë pas humbjes së merituar, për të kërkuar parat e dhëna në këmbim të votave të premtuara, duke kërcënuar deri me “ Be në Kishë”.

Teza e fundit e zotit Tomë, se LSI, paska ble vota për ne është jo vetëm fëminore, por e pakuptimët dhe një mashtrim i radhës. Po të blinte vota LSI, do ti blinte për vete dhe jo për të Tjerët. Referuar shifrave zyrtare LSI­ja, në Bushat ka marrë vetëm 580 vota dhe në njësinë administrative të Vau Dejës ka marrë 443 vota. Është fakt dhe është zyrtare ne faqen e KQZ, se në ato qendra votimi ky LSI­ ja, ka arrit të marrë vota si në: (Kosmac, Shkjez, Bushat Qendër, Pasterpat Barbullush, Mjedë, dhe Narac), Kandidati jonë, zoti Zef Hila dhe PD­ja, si subjekt i kanë humbur këto qendra votimi me diferencë pothuajse aq vota sa ka marrë LSI­ja.

Faktet janë kokëforte dhe konsiderohet dëshpëruese përpjekja e kundërshtarëve tanë politikë, që të zbehin punën e palodhur të strukturave të PD­së, të kësaj zone dhe vlerat e Kryetarit të kësaj Bashkie Zotit Zef Hila. Ne ecim përpara me punë dhe dinjitet.”

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb