Një anije me flamur panamez pranë Portit të Durrësit u përfshi ditën e sotme nga flakët. Ekipet e shpëtimit ndërhynë dhe pas disa orësh bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Nga pamjet shihet edhe momenti kur ndërhyrje për të shuar flakët. Anija “Kledes Mary”, shërbente për transportin e mallrave, por në momentin e rënies së zjarrit ka qenë bosh, pasi ishte në pritje të ngarkimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: