Objektivi i Chelsea dhe Manchester United në këtë merkato, Frenkie de Jong është sulmuar me gjuhë fyese nga tifozët e Barcelonës jashtë qendrës stërvitore të klubit, pasi katalanasit i kërkojnë atij të largohet ose të shkurtojë pagën për t’i ndihmuar ata të regjistrojnë nënshkrimet e kësaj vere.

Ylli holandez i klubit blaugrana sipas raporteve është një ndër ata që refuzon të ulë pagën e tij.

Tifozët e Barcelonës bërtitën duke e keqtrajtuar de Jong teksa ai hynte me makinë në terrenin stërvitor të klubit Ciutat Esportiva Joan Gamper, duke thënë: ”Ule rrogën, p****”.

Ndërkohë, ditën e djeshme u raportua se Chelsea është afër marrëveshjes prej 68 milionë paund për De Jong, megjithëse 25-vjeçari duhet ende të vendosë nëse dëshiron të largohet nga Barcelona apo të marrë një ulje page për të qëndruar.

Më parë u raportua se Barcelona e kishte informuar de Jong se ata donin të prishnin kontratën e tij aktuale dhe të riktheheshin në marrëveshjen e tij fillestare të vitit 2019.

De Jong-ut iu dha një zgjatje masive dyvjeçare nga presidenti i mëparshëm i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu dhe do të fitonte sipas saj 20 milionë euro neto këtë sezon dhe deri në 25 milionë euro sezonin e ardhshëm.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb