Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka publikuar ditën e sotme pamje nga operacioni për neutralizimin e 35-vjeçarit në maminaS i cili pasi dhunoi të atin, kërcënoi ta vriste me sëpatë,

Balla ka nxjerrë pamjet e të riut, i cili ndodhet në oborrin e shtëpisë me sëpatë në dorë.

“Parandalimi apo reagimi në kohë nga Policia e Shtetit në rastet e dhunës në familje, dhunës me bazë gjinore apo ndaj të miturve, janë detyra të cilat duhet të ndiqen me vëmendje maksimale në të gjithë territorin. Përgëzoj forcat e RENEA të cilët ndërhynë në kohë në rastin kërcënimit dhe dhunimit të një të moshuari, duke arrestuar dhunuesin”, shkruan Balla.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: