Çmimet e naftës janë ulur në Evropë pavarësisht ndalimit të karburantit rus.

Edhe pse BE ndërpreu furnizimin me karburant rus, çmimet e naftës pësuan rënie me 1.6%, duke arritur në një humbje prej 20% gjatë dy javëve të fundit, pasi kërkesa në rajon është ulur.

Ndalimi i naftës vjen dy muaj pasi blloku vendosi ndalesën ndaj importeve të naftës së papërpunuar nga Rusia, si pjesë e një pakete sanksionesh kundër Moskës për pushtimin e saj në Ukrainë. Rusia përbënte 29% të importeve totale të naftës në rajon.

Shumë vende të eurozonës janë përgatitur për ndalimin e fundit duke rritur importet e naftës së Moskës gjatë muajve të fundit. Importet e Evropës u rritën me gati 19% në tremujorin e katërt të 2022 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas ofruesit të të dhënave të energjisë Vortexa.

Analistët ia atribuojnë rënien pjesërisht motit më të ngrohtë se zakonisht në rajon, ku nafta përdoret gjithashtu si lëndë djegëse për ngrohje dhe çmimeve të larta. Pavarësisht rënieve të fundit, çmimet me shumicë janë ende 10% mbi nivelin e tyre në të njëjtën kohë të vitit të kaluar.

Sipas ekspertëve, rënia e çmimit të karburanteve lidhet me motin pjesërisht në ngrohtë në rajon. Pavarësisht rënieve të fundit, çmimet me shumicë janë ende 10% mbi nivelin e tyre në të njëjtën kohë të vitit të kaluar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb