Situata e shtrimeve në spital [për shkak të Covid-19 duket se është përmirësuar. Gazetari Erjon Skëndaj raporton për “News 24” se ditën e sotme ka patur vetëm 3 autoambulanca ndërkohë që numri i të shtruarve mbetet minimal. Në një krahasim me javën e kaluar kemi 50 shtrime më pak. Po ashtu edhe numri i të infektuarve ka ardhur duke u ulur ku në krahasim më një javë më parë kemi 80 infektime më pak.

Po të njëjtën gjë nuk mund të themi për fatalitetet, numri i të cilave mbetet shqetësuese. Gazetari Skëndaj tha se kjo javë ka shënuar numrin më të madh të viktimave të valës së katërt të pandemisë ku 81 persona humbën jetën.

Po ashtu behët e ditur se në mesin e të shtruarve ka 5% me 1 ose 2 doza vaksina dhe në gjendje të rëndë ndërkohë që vaksinimi mbetet në shifra shumë të ulta.

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: