Rusia dhe Ukraina zhvilluan dje një shkëmbim të burgosurish, duke shkëmbyer 101 robër lufte secila.

Shumë nga ukrainasit e liruar ishin kapur në Mariupol dhe kishin mbrojtur fabrikën e çelikut Azovstal, e cila ishte streha e fundit e Ukrainës në qytetin port jugor.

Pamjet emocionale të momenteve të tyre të para jashtë robërisë tregojnë disa nga burrat duke qarë, duke u përqafuar me njëri-tjetrin dhe duke u gjunjëzuar në tokë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb