Epidemiologu, Ilir Alimehmeti ka reaguar lidhur me situatën e COVID-19 në vend.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Alimehmeti theksoi se sot është dita e parë që rastet aktive bien gjatë valës BA.5 të COVID-19, duke shtuar se të shtruarit në spital mbeten prej javësh në nivel të ulët të qëndrueshëm.

Sipas tij ky është vetëm sinjali i parë dhe nëse edhe gjatë javës situata do të jetë e njëjtë, do të thotë se kulmi i valës është kaluar rreth një javë më parë.

Reagimi:

Dita e parë që bien rastet aktive (zyrtare) gjatë valës BA.5!

Dje 9.725 pacientë aktivë

Pardje 9.826 pacientë aktivë

Ndërkohë të shtruarit në spital mbeten prej javësh në nivel të ulët të qëndrueshëm (30 të shtruar).

30 / 9.725 = 0.3% e rasteve aktive janë shtruar në spital (ngjashmërisht me viroza të tjera).

Është vetëm një sinjal i parë, por nëse konfirmohet gjatë javës do të thotë që kulmi i valës është kaluar rreth një javë më parë!

Fundjavë të mbarë!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb