MAQEDONI E VERIUT

Vijon rënia e rasteve me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut teksa 78 të infektuar janë regjistruar në 24 orët e fundit. Ndërkohë i lartë ka qenë numri i të shëruarve teksa 172 kanë qenë së fundmi.

Por numri i viktimave nuk sheh përmirësim teksa 5 persona humbën jetën nga COVID_19, 3 në Shkup dhe 2 në Kumanovë e Strugë. Zyrtarisht Maqedonia e Veriut ka arritur bilancin e 7 mijë e 124 të infektuarve, nga të cilët 346 viktima dhe 3 mijë e 199 të shëruar/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb