Federata Shqiptare e Futbollit kërkon që këtë sezon të rregullt ta mbyll me tifozë të pranishëm në shkallët e stadiumit. Duke marrë shkas nga vendet e tjera të Europës ku finalet e Kupave po zhvillohen me tifozë, FSHF i është drejtuar me një tjetër letër MSH ku i kërkon që i njëjti standard të aplikohet edhe në Shqipëri duke parë që edhe numri i rasteve me të prekur nga COVID-19 ka rënë ndjeshëm si pasojë edhe fushatës së vaksinimit. FSHF merr përsipër respektimin e protokolleve sanitare duke dalë garant për sigurinë lojtarëve stafeve drejtuesve dhe tifozëve.

Fshf
Fshf

Në letrën e siguruar nga “News24”, FSHF thekson se ky do të ishte një rikthim në normalitet. Kujtojmë që finalja e Kupës së Shqipërisë, ndërmjet Skënderbeut dhe Vllaznisë do të zhvillohet në “Air Albania” më 31 maj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: