ITALI

Italia ditët e fundit ka pësuar një ulje të rasteve me koronavirus. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit 8 mijë persona rezultuan pozitivë me Covid-19 nga 287 mijë testime të kryera.

201 persona të tjerë humbën jetën për ta çuar bilancin total të fataliteteve që nga nisja e pandemisë në 123 745.Lajmi i mirë vjen nga spitalet ku numri i personave që kërkojnë trajtim më të specializuar, gjithashtu ka pësuar ulje.

Në spitale ndodhen 13.608 pacientë nga të cilët 1.893 në terapi intensive.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: