Ulen shifrat e infektimeve me koronavirus në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik sipas të cilit nga 3.380 testime, 45 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 298 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 154.191 Në total numri i rasteve aktive është 2.928.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.910 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.328.825 doza të vaksinës. Deri më sot 530.959 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb