Italia ka regjistruar 3,361 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit. Ndërkohë një ditë më parë u identifikuan 5,315 raste nga 259,756 teste.

Ministria e Shëndetësisë italiane bëri me dije se 52 persona kanë ndërruar jetë, ndërsa të dielën 49.

Po ashtu bëhet e ditur se janë shëruar 3,977 persona. Aktualisht në mbarë vendet, shqetësim përbën varianti Delta, i cili është përhapur gjerësisht.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb