Ka pasur një ulje të rasteve me COVID-19 në Itali. Autoritetet italiane, njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 17.2021 të infektuar.

Nga krahu tjetër, për fat të keq, nuk e kanë fituar betejën me virusin 487 qytetarë, rreth 140 më pak se një ditë më parë. Që prej fillimit të pandemisë, numri i viktimave ka arritur në 112.961.

Në të gjithë territorin italian, rastet aktive janë 112.881, ndërsa janë shpallur të shëruar 20.229 qytetarë.

Aktualisht, në të gjitha spitalet përtej Adriatikut janë të shtruar 28.851 persona, ndërsa në njësitë e kujdesit intensiv, ndodhen 465 pacientë më pak se një ditë më parë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: