Ulen shifrat e rasteve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut. Mësohet se në 24 orët e fundit janë bërë 1601 testime për Covid, ndërsa janë regjistruar vetëm 3 raste të reja pozitive. Bëhet e ditur se rastet pozitive janë zbuluar në Shkup.

Nga ana tjetër janë shëruar 15 pacientë ndërsa kanë vdekur 2. Bëhet fjalë për dy viktima të moshës 76 (Shkup) dhe 75 vjeç (Kumanovë).

Deri tani në Maqedoninë e Veriut gjithsej janë infektuar 155627 persona. Prej tyre, 149877 janë shëruar, 5477 kanë ndërruar jetë ndërsa rastet aktive për momentin janë 273.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb