Ulen shifrat e rasteve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut. Mësohet se në 24 orët e fundit janë regjistruar 100 raste të reja me COVID-19.

Instituti i Shëndetit Publik njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar 551 pacientë, ndërsa e kanë humbur betejën me virusin 11 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë janë kryer 411 804 testime dhe prej tyre 85 594 kanë rezultuar pozitivë, ndërkohë që viktimat deri më sot janë 2 592. Për momenti aktivë me koronavirusin janë 16 242.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb