Publikohen pamje të reja nga vrasja që tronditi Tiranën një ditë më parë, ku 53-vjeçari Mexhit Picari ekzekutoi me breshëri plumbash ish-dhëndrin e tij, Kudret Saliaj.

Në një video të re të publikuar nga avokati Saimir Vishaj shihet momenti kur sapo ka ndodhur ngjarja brenda lokalit.

Në video shihet viktima e shtrirë në tokë dhe i mbuluar në gjak, ndërsa dëgjohet një grua që ulërin e tmerruar. Ndërkohë, në video shihen edhe persona të tjerë, që ndodheshin në lokal, në momentin e vrasjes, të cilët janë në panik nga ngjarja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb