Një sherr banal ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Sarandë, që mund të kishte pasur një fund tragjik nëse persona të tretë nuk do të kishin ndërhyrë. Ngjarja ka ndodhur në një piceri në rrugën Turizëm-Kanali i Çukës, mes punonjësve të picerisë dhe klientit, turist shqiptaro-zviceran.

Mësohet se punonjësit e picerisë i kanë ngacmuar të dashurën turistit, shtetase angleze dhe më pas e kanë kërcënuar me thikë. Në pamjet e siguruara nga “BalkanWeb” shihen momentet e sherrit, kur kamerieri me një thikë në dorë i sulet turistit, por ndalet nga pronari i picerisë dhe të tjerë, ndërkohë që dëgjohen të shara e ulërima.

Sarande
Sarande

Sipas burimeve zyrtare, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, proceduan penalisht për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, shtetasit A. Q., 23 vjeç dhe D. B., 21 vjeç, të dy banues në Sarandë.

“Këta shtetas mbrëmjen e djeshme, në lagjen Nr.1, Sarandë janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: