Çmimet e naftës ranë me më shumë se 3 dollarë për fuçi të hënën, si pasojë e shqetësimeve për kërkesën në Kinë, importuesi më i madh i naftës së papërpunuar në botë, dhe përpara përgjigjes së Iranit ndaj një propozimi për një marrëveshje bërthamore që mund të rrisë eksportet e naftës të vendit.

Ekonomia e Kinës u ngadalësua papritur në korrik, ndërsa prodhimi i rafinerisë ra në 12.53 milionë fuçi në ditë, më i ulëti që nga marsi 2020, treguan të dhënat e qeverisë.

Furnizimi me naftë mund të rritet nëse Irani dhe Shtetet e Bashkuara pranojnë një ofertë nga Bashkimi Evropian për të ringjallur marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, e cila do të hiqte sanksionet ndaj eksporteve iraniane të naftës, vlerësojnë analistët.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amirabdollahian tha të hënën se Irani do t’i përgjigjet propozimit të BE-së më vonë gjatë ditës dhe se një marrëveshje mund të arrihet nëse SHBA bien dakord për tre çështjet e mbetura./INA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb