Organet e pavarura të kontrollit shëndetësor britanik kanë ulur për herë të parë sot indeksin e përhapjes së COVID-19 në Angli, pas rritjeve në dy muajt e fundit për shkak të variantit Delta.

Shifra tani vlerësohet në 1,1-1,4 kundrejt 1,2-1,4 e raportuar javën e kaluar.

Infeksionet e nxitura nga mutacioni Delta i COVID-19 në BM, që arritën kulme me mbi 50 000 raste në ditë për disa javë rradhazi, rifilluan rënien e tyre javën e kaluar, pavarësisht heqjes së përgjithshme të kufizimeve më 19 korrik, edhe pse jo pa disa ngritje të tjera në dy ditët e fundit, me deri në rreth 31 000 raste.

Sidoqoftë, një prag shumë më i ulët, deri më tani, në krahasim me parashikimet për rritje deri në 100 000 dhe 200 000 raste të reja në ditë, gjatë verës.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb