Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë realizuar 1529 teste për Covid-19, prej të cilëve 111 persona kanë rezultuar pozitivë.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 15 pacientë kanë humbur jetën, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 6, 849 persona.

Gjithashtu, Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 165 pacientë të shëruar në 24 orët e fundit.

Numri i rasteve aktive është 6.957.

Aktualisht në Maqedoni 782 qytetarë kanë pranuar dozën e tretë të vaksinës kundër koronavirusit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb