Ulet numri i shtrimeve në 4 spitalet COVID në kryeqytet, ku po trajtohen të sëmurët me koronavirus. Në një lidhje direkte për ‘News24’, gazetari Erjon Skëndaj deklaroi se tashmë dhe rastet nga Tirana, i kanë kaluar spitalit Infektiv.

Në këtë spital, në 24 orët e fundit, janë regjistruar 13 urgjenca mjekësore, ndërsa tek ‘Shefqet Ndroqi’ ka pasur 2-3 raste. Po ashtu mësohet se në Infektiv numri i shtrimeve është 60 shtretër nga 120 që ka. Ndërkohë që tek COVID3, janë 60 pacientë dhe në COVID4, 5-4 persona.

Sipas Skëndajt, ndonëse numri i shtrimeve është ulur, i lartë ngelet numri i vdekjeve. Java e fundit e marsit, mbyllet me 10 humbje në ditë nga COVID

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: