ITALI

Italia ka shënuar një ulje të rasteve të reja me Covid-19 por ka pasur dhe një ulje të numrit të tamponëve.

24 orë e fundit në shtetin fqinj janë regjistruar 8.561 raste të reja me Covid-19 në 143.116 tamponë. Ndërsa të vdekurit në 24 orë janë 420 duke e cuar në 85.881 në total që prej nisjes së pandemisë.

Është rritur numri i pacientëve të shtruar në spital dhe numri i atyre në terapi intensive. Në në njësitë e kujdesit intensiv ka 2 421 pacientë, 21 më shumë në 24 orët e fundit, në pavijone të zakonshëm ka 21 424, 115 më shumë në 24 orët e fundit.

Por gjatë 24 orëve të fundit ka pasur dhe një numër të lartë të të shëruarve, plot 15.787 pacientë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: