ITALI

Italia ka shënuar një ulje të numrit të personave që humbën betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit. Sipas Mbrojtjes Civilë, në shtetin fqinj u regjistruan 12 viktima në 24 orët e fundit. Një ditë më parë ishin 15 të vdekur dhe të martën 30.

Të infektuarit e rinj janë 229, pjesa më e madhe e të cilëve banojnë në Lombardi 119 të prekur.

Që nga nisja e pandemisë në Itali kanë humbur jetën 34.926 persona ndërsa të infektuarit janë mbi 240 mijë. Ndërsa të shëruarit në 24 orët e fundit janë 338 persona.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: