Është ulur numri i të vdekurve nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në 24 orët e fundit, në SHBA kanë ndërruar jetë nga virusi vdekjeprurës 685 persona.

Numri total i të vdekurve nga virusi në Amerikë ka shkuar në 54 941 vetë.

Sa i përket të infektuarve, numri total i tyre në SHBA ka shkuar në 970 757 njerëz.

Kurse, numri i të infektuarve me virus në 24 orët e fundit në Amerikë ka shkuar në 10 106 persona.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb