ITALI

Bie sërish numri i të vdekurve nga koronavirusi në Itali. Pas një rritje të një ditë më parë ku ishin 117 persona të vdekur nga COVID-19 kemi sërish ulje.

Në 24 orët e fundit Emergjencat Civile në shtetin fqinjë raportojnë 70 humbje të tjera jete nga virusi vdekjeprurës që deri në këto momente iu ka marrë jetën mbi 33.142 personave.

Rritje ka pësuar dhe numri i të infektuarve të rinj ku u shtuan dhe 593 persona të tjerë, pjesa më e madhe e të cilëve vijon të jetë në Lombardi.

Deri tani në vend janë regjistruar 231.732 raste pozitive me COVID-19. Aktualisht të shtruar në spital me simptoma janë 7.379 persona nga të cilët 489 në terapi intensive.

Gjithashtu në 24 orët e fundit në Itali është kryer një rekord tamponësh, plot 75.893 persona janë testuar nga të cilët 593 rezultuan pozitiv me koronavirus.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: