Kryedemokrati Lulzim Basha, në një takim me fermerët në fshatin Grevë të Dibrës, tregoi planin e Partisë Demokratike për këtë kategori.

Ai tha se një nga vendimet më imediate të Partisë Demokratike, pasi të vij në pushtet, do të jetë subvencionimi i kostove të fermerëve dhe vendosja e një fondi për ta nga buxheti i shtetit me një vlerë prej 100 mln euro në vit.

Basha gjithashtu premtoi uljen e çmimit të naftës. Po ashtu, ai u ndal dhe tek anëtarësimi i Shqipërisë në BE dhe tha se ai e di si shkohet në këtë rrugë, e këtu, përmendi suksesin e korrur nga PD, për heqjen e vizave.

“Çdo pronar automjeti nё Dibër shkon dhe e mbush serbatorin nё Dibër tё Madhe, këta tё Kukësit nё Prizren, këta tё Hasit kёshtu, tё Tropojës nё Gjakovë, tё Pogradecit nё Strugë. Sepse nafta nё Shqipëri ёshtё e treta mё e shtrenjtë nё botё, krahasohemi me Singaporin dhe me Suedinë. Pse? Pёr shkak tё taksës. 240 lekё ёshtё rrit taksa nё 8 vite ndërkohë qё nё fakt kishte premtuar uljen e taksës. 550 milion tha z. Agolli vetёm nga taksa e qarkullimit. Sa nga këto 550 milion euro janë kthyer fermerit shqiptar? Përkundrazi paradoksi qё mё përmendë t’i ma parmendën edhe nё Devoll. Pёr ta lëviz zetorin e traktorit nga njё arё nё arën tjetër del përpara tabela e qarkullimit, e tё vёnё dhe gjobën po s’pate leje qarkullimi. Ёshtё njё marrëzi. Ёshtё njё sjellje anti-zhvillim, ёshtё njё sjellje kundër fermerit shqiptar dhe ne i kemi parё pasojat. Toka ёshtё braktisur, prodhimi ka rёnё dhe ai prodhim i shkëlqyeshëm që korret apo vilet gjysma përfundon në kanal. Nga ana tjetër hendeku që përmende 400% ndryshimi i çmimit me sa e shet fermeri me sa mbërrin tek konsumatori. Të gjitha këto probleme janë probleme politike të shkaktuara nga keqqeverisja. Ndaj zgjidhja e parë është ajo zgjidhje që funksionon në Maqedoni, që funksionon në Kosovë, është paketa e subvencioneve direkte për fermerin shqiptar. 110 milionë euro në vit është ajo që ne do të rezervojmë nga buxheti i shtetit. Sa mirë e the, është më pak se 1/5 e asaj që ju merr shqiptarëve me taksën e qarkullimit. E sa e sa taksa të tjera e çmime të tjera të rritura të energjisë e të naftës. Pra, nuk kanë munguar paratë dhe nuk mungojnë paratë, por ka munguar dëshira dhe vullneti për të ndihmuar fermerin shqiptar. Një grup njerëzish kanë përfituar, kryesisht importues, monopolistë. Si ka mundësi që ne të pranojmë në këtë vend ku gjysma e popullsisë jeton me tokën ku ka prodhime kaq cilësore që tregu ynë të mbytet nga prodhimet e eksportit që të vijnë me një çmim më të ulët se prodhimet tona? Sepse prodhimet e tyre janë të subvencionuara dhe importuesit e këtyre prodhimeve favorizohen në dogana. Pa pikë diskutimi kjo do të marrë fund. Subvencionimi i prodhimeve tona si fillim do të sjellë uljen e kostos së prodhimit të fermerit shqiptar mollë apo domate, qershi apo patate, mish, qumësht apo nënprodukte të tjera blegtorale, mjaltë apo peshk. Të gjitha do të përfitojnë nga subvencionet nga ulja e kostos. Ulja e kostos do të thotë në radhë të parë ulje e kostos së imputeve në fidanë, farëra, pesticide, dapi, proceset mekanike aty ku ndodhin se është një pjesë e madhe e Shqipërisë. Të gjitha do të përfitojnë nga subvencionimi duke synuar minimizimin deri në zerimin e tyre. Kjo do të thotë që prodhimi juaj do të vijë në treg me një kosto shumë më të ulët se sot dhe do të thotë që do të vijë me një çmim konkurrues. Një çmim konkurrues që do ta bëjë prodhimin shqiptar të preferuar jo thjesht se është më i freskët, më i mirë, se vjen drejtpërdrejt nga toka nuk ka nevojë të vijë nga Egjipti, as fasulja, as patatja por vjen nga toka jonë.

Së dyti, do të bëjë të mundur që në vend që të futeni në borxh proces mbas procesi, sezon pas sezoni, jo vetëm mos të futeni në borxh, jo vetëm mos të detyroheni të merrni kredi, ata që kanë mundësi se shumica i marrin me fajde dhe janë mbytur deri këtu dhe nuk i lajnë dot dhe pastaj vjen dita për t’i shitur prodhimet e i shisni nën kosto e nuk lani dot as borxhet, pra, për t’i dhënë fund këtij cikli negativ por të filloni të krijoni mirëqenie. Kur kam folur për herë të parë për qëllimin tonë politik që është krijimi i shtresës së mesme shqiptare kam pasur parasysh kryesisht tre kategori: sipërmarrjen e vogël dhe të mesme, fermerin shqiptar dhe profesionistin shqiptar. Kur këto 3 shtresa të arrijnë një minimum të ardhurash prej 1 milion lekë të vjetra në muaj atëherë gjithçka në ekonominë tonë dhe në demokracinë tonë do të ndryshojë.

Programi ynë për 100 milion euro subvencione do të sjellë dy efekte të menjëhershme. E para, prodhimet tuaja nuk do kalben, e nuk do frezohen e nuk do hidhen në kanal por do përfundojnë në treg e do shiten me çmime konkurruese ndaj çdo prodhimi tjetër të huaj të eksportuar dhe do të sjellin fitime në xhepat tuaj. Dhe së dyti do të ndihmojmë edhe mirëqenien e pjesës tjetër të popullsisë. Sot mjafton të vësh një kamera në një dyqan në qendër të Tiranës dhe ta shohësh ku ka përfunduar mirëqenia e shqiptarit, shkojnë blejnë dy kokrra domate, një trangull, një gjysmë buke e një shishe dhallë. Pra përmirësimi i gjendjes së fermerit shqiptar, përmirësimi i çmimeve do të sjellë edhe fitime për ju edhe për përmirësimin e gjendjes së përgjithshme ekonomike të kostos së jetesës në qytet. Hapi i dytë është infrastruktura dhe me infrastrukturën kam parasysh jo thjesht rrugët që mungojnë, rrugët e aksesit, vaditjen, kullimin, energjinë elektrike, po kam parasysh edhe infrastrukturën e tregjeve sepse edhe monopolizimi i tregjeve është fatkeqësi për ju.

Kam para sysh rrjetin e magazinave apo të impianteve të përpunimit sepse me të vërtetë një vit mund të keni mbiprodhim dhe një pjesë mund të shitet në tregun vendas, një pjesë mund ta eksportoni dhe për këtë ne do të investojmë fuqishëm për certifikimin e produkteve tuaja dhe për të bërë të mundur atë që na ka dhënë Bashkimi Evropian që është mundësia për të eksportuar produktet, ta shfrytëzojmë si e shfrytëzon Maqedonia, siç e shfrytëzon Kosova por prapë se pra mund të mbetet një sasi produkti këtu dhe ky nuk duhet të jetë lajm i keq, ky duhet të jetë lajm i mirë, ai produkte le të kthehet në lëng frutash, le të kthehet në marmelatë, në reçel, në turshi apo një tjetër nën produkt e jo të hidhet në kanal por edhe për këtë ka nevojë që të blesh një impiant, ta vendosësh në punë, të punësosh njerëz, kjo nuk duhet të shikohet si krim siç e shikon qeveria sotme por si mundësi , si objektiv, madje ne duhet ti shtyjmë investitorët shqiptar të investojnë të agro-përpunimi. Të dyja këto fusha pastaj lidhen ngushtë edhe me turizmin që është një fushë që ne vetëm e kemi prekur majën e ajsbergut se turizmi nuk është vetëm plazh edhe det, është edhe agroturizmi, është edhe mundësia për të shpalosur bukuritë e jashtëzakonshme natyrore të veriu, të verilindje, të jugut, juglindjes ndaj turizmit evropian që i kërkon këto bukuri, ju mungojnë këto bukuri. Ne ne duhet të shtrojmë rrugët drejt agro-turizmit. Fermeri nesër si sipërmarrje nesër, mund të ketë dhe një bujtinë, mund të ketë dhe një restorant apo qoftë edhe një dyqan ku tregton drejtpërdrejt prodhimet e veta bio.

100 milion Euro subvencione të drejtpërdrejta. 50 milion Euro vit për vit për infrastrukturën bujqësore. Këto janë angazhimet tona të planit 4 vjeçar, në mandatin tonë të parë. Dhe dua ta përfundoj me këtë, disa prej jush e dinë fare mirë që gjysmën e buxhetit Bashkimi Europian e harxhon për fermerët europian. Ajo që ndoshta nuk dini është që Bashkimi Europian ka një buxhet të veçantë për gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor për agro-kulturën, për bujqësinë, për blegtorinë në tërësi, për industrinë e ushqimit dhe për prodhimet bujqësore dhe blegtorale. IPARD-i, i cili keqpërdoret nga qeveria aktuale. Jo vetëm kaq, por ne nuk arrijmë dot të absorbojmë shumë fonde që janë në dispozicion, por që sigurisht duhet një qeveri e besueshme, një qeveri që arrin ti thithë me projekte dhe pastaj shkon të japë llogari, se janë paratë e taksave te evropianëve ato. Atje funksionojnë gjërat. Ai thotë, urdhëro, për çfarë i do paratë? Në qoftë se ke një projekt bindës kemi dhe ne mallra që mund ti patentojmë, prodhime që mund ti patentojmë. Prandaj ju jap fjalën që shumë shpejt, falë objektivit tonë tjetër madhor, objektivi i parë është rritja ekonomike e Shqipërisë, rritja ekonomike e fermerit shqiptar është e padiskutueshme se ju jeni gjysma e Shqipërisë. Objektivi i dytë që ndërthuret me këtë është avancimi në rrugën drejt Bashkimit Europian. 8 vjet nuk kemi bërë asnjë hap përpara.

Problemi i certifikatave të pronësisë është një problem i madh. Hapi i parë, nuk do jetë një defekt i shtetit një problem për ju. Çfarë dua të them me këtë? Fakti që nuk keni certifikatë pronësie nuk do t’ju ndalojë për të marrë subvencione për prodhimet tuaja deri sa certifikatën e pronësisë ta keni. Dhe është absurde që kanë krijuar një sistem ku thonë ti do e marrësh subvencionin po më tregove certifikatën, por unë s’të jap certifikatën. Është për të qesh dhe për të qarë si çdo gjë tjetër në këto 8 vite. Për sa kohë që shteti nuk i ka marrë përgjegjësitë e veta për t’i pajis fermerët shqiptarë me certifikatën e tokës, kërkesa për certifikatën e tokës nuk do të jetë më kusht për marrjen e subvencionit. Sikundër i qëndroj asaj që i kam thënë prej vitësh që Nipt-i i fermerit do të jetë numri i identifikimit personal në kartën e identitetit. Sa më burokratik shteti aq më i madh korrupsioni aq më të varfër njerëzit, prandaj ne do ta luftojmë burokracinë e tepërt kudo. Nga ana tjetër është një sfidë pajisja e fermerëve me certifikatat e pronësisë. Dhe ne kemi ngritur një departament pune i cili po merret me këtë çështje sikundër me të gjitha çështjet e tjera të pronës në mënyrë që t’i kolaudojë brenda dy viteve të para të qeverisjes tonë. Thënë kjo, nuk është një nga fushat ku jemi krenarë se ne si parti, jemi parti konservatore, parti e qendrës së djathtë. Ne duhet ta kishim përmbyll procesin e certifikimit të pronave por nuk arritëm dot ta përmbyllnim. Unë, për këtë ju kam kërkuar ndjesë prej vitit 2013 e në vazhdim. Sot, vij t’ju them se brenda 24 muajve të parë ky problem do të jetë i përmbyllur. Ndërkohë që, këto 24 muaj, mungesa e certifikatës së pronës nuk do të përbëjë shkak ligjor për t’i mohuar asnjë fermeri subvencionin e për të mos i mohuar askujt, të drejtat që ka pavarësisht se shteti ka dështuar dhe i ka lënë në baltë. Kjo qeveri i ka lënë në baltë dhe nuk i ka plotësuar detyrimet që rrjedhin nga ligjet apo aktet nënligjore për t’i pajisur me certifikatën e pronës”, tha Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: