TIRANE- Pas vendimit që dha sot Gjykata e Apelit duke i ulur dënimin me 1.5 vite ish-deputetit Mark Frroku, vjen reagimi nga Partia Demokratike.

Në një reagim në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, demokrati Ervin Salinjani theksoi se 2 javë nga zgjedhja e kryeprokurores, që sipas tij është Edi Rama, drejtësinë po e bëjnë bandat. Mes të tjerash deputeti paralajmëroi se banda të tjera presin lirimin, duke shtuar se shqiptarët nuk kanë parë gjë akoma.

REAGIMI I SALIANJIT
Sot ulet dënimi për Mark Frrokun ish deputeti i Ramës me të cilin ndante pazaret në lokalet e Pukës… banda të tjera presin lirimin dhe qytetare të pafajshëm pritet të fajësohen për fatura uji, energjie apo suvatime kasollesh! Skeni parë gjë akoma!

Gjykata e Apelit uli dënimin me 1.5 vite për ish deputetin Frroku, i cili u dënua me 7.5 vite burg nga Dhoma Penale Tiranë.

Ish-deputeti u dënua për pastrim parash, fshehje të pasurisë dhe ndërtim pa leje. Prokuroria kishte kërkuar dënimin me 25 vite burgim për Frrokun, nga të cilat 17 vetëm për akuzën e vrasjen në kryeqytetin belg, Bruksel, në vitin 1999, të një shqiptari, gjatë një përplasjeje mes grupeve që kontrollonin një rrjet prostitucioni, por Mark Frroku u shpall i pafajshëm për ngjarjen e ndodhur në Belgjikë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: