Transporti europian duhet të bëhet më efikas dhe të punojë drejt uljes së emetimeve të gazrave serrë, ranë dakord sot ministrat e Transportit të Bashkimit Europian, në një konferencë të mbajtur në Hamburg.
“Europa duhet të vendosë ritmin për një trafik të pastër detar”, tha ministri gjerman i Transportit, Andreas Scheuer.

“Karburantet e përdorura në transportin detar do të luajnë një rol qendror në teknologjinë e re”, shtoi ai, duke e treguar gazin natyror të lëngshëm (LNG) si një mundësi të mirë tani për tani.

Scheuer e përshkroi LNG-në si një teknologji tejkaluese, që do të ulë emetimet e dyoksidit të karbonit me 20 %.
Sipas Ministrisë gjermane të Transportit, transporti detar përbën rreth 90 % të tregtisë së jashtme të Bllokut dhe 40 % të transportit të mallrave brenda tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb