FIER

Maturantët e Fierit kanë paralajmëruar se do të bojkotojnë nesër provimin me zgjedhje në rast se Ministria e Arsimit nuk del me deklaratë bindëse për testin e Matematikës.

Pak më parë, ministrja Kushi deklaroi se për testin e Matematikës do të ketë një ulje të kufirit minimal të pikëve për çdo notë. Duket se kjo nuk mjafton për maturantët të cilët nuk duan një komunikim nëpërmjet rrjeteve sociale, por deklaratë bindëse.

Ata po protestojnë për të disatën ditë para Drejtorisë së Arsimit pas testit të Matematikës  të cilin e cilësuan shumë të vështirë.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për BalkanWeb se maturantët kanë hyrë brenda DAR Fier dhe presin një përgjigje nga drejtoresha e kësaj zyre pasi nuk i besojnë fjalës së ministres Evis Kushi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb