‘Voto 16’, nën këtë slogan Qëndra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri ka nisur këtë të martë peticionin për uljen e moshës në votime nga 18 në 16 vjeç. Drejtori i Përgjithshëm i CRCA, Altin Hazizaj tregon se prej muajit shkurt organizata ka realizuar takime dhe konsultime me adoleshentë në 12 qarqe të vendit, dhe thekson se mbi 1000 të rinj kanë kërkuar që të kenë të drejtën për të votuar.  Sipas Hazizaj ky është vetëm hapi i parë i kësaj nisme, duke argumentuar se ulja e moshës së votimit fuqizon demokracinë.

Në lidhje me këtë cështe, qytetarë të shumtë japin reagimet tyre ku vihet re se mosha e re është pro kësaj nisme ndërsa pjesa tjetër kundër .

Në nivel Europian ka një seri levizjesh që kërkojnë prej vitesh uljen e moshës së votimit prej 18 në 16 vjeç. Në vënde si Gjermania, Austria, Skocia dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tashmë i kanë njohur adoleshentëve të drejtën e votimit që në moshën 16 vjeç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb