Është zhvilluar sot takimi i radhës mbi marrëveshjen e mirëkuptimit për uljen e numrit të çështjeve të prapambetura. Në tryezë merrnin pjesë përfaqësues të Gjykatës së Lartë, Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Projektit të USAID-it Drejtësi për të Gjithë.

Pjesëmarrësit rishikuan dhe diskutuan mbi kërkesat e Marrëveshjes së Mirëkuptimit dhe ranë dakord mbi disa çështje të cilat kanë të bëjnë me:

• Versionin përfundimtar të Fushës së Aktivitetit, Kualifikimeve Minimale, Pagës dhe Numrit fillestar të pozicioneve të NUNÇP (Nëpunësit për Uljen e Numrit të Çështjeve të Prapambetura)

• Përcaktimin se ku do të publikohet dhe kohëzgjatja e thirrjes për aplikim;

• Krijimin e Pyetjeve të Shpeshta për nismën;

• Bashkëpunimin për të ofruar sesione informuese për Donatorët dhe Organizatat e Shoqërisë Civile;

• Bashkëpunimin për të filluar përpunimin e programit PAKS + për Gjykatën e Lartë;

• Bashkëpunimin për t’u takuar për shqyrtimin e përmirësimeve të Sistemit të Menaxhimit të Çështjeve.

Zbatimi në praktikë i këtij memorandumi pritet të sjellë jo vetëm reduktimin e numrit të çështjeve të prapambetura në Gjykatën e Lartë por dhe parandalimin e shtimit të mëtejshëm të tyre.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb