TIRANË

Zerimi i taksave për biznesin e vogël sipas ish-ministrit të financave Arben Malaj është një vendim që qeveria e merr për shkak të zgjedhjeve parlamentare dhe e përdor si fushatë përgënjeshtrimi për të gjitha akuzat e opozitës për rrënim të ekonomisë dhe bizneseve. Malaj thotë se dalja publike e kryeministrit një ditë më parë ishte si një kundërpërgjigje ndaj liderit të opozitës.

“Dalja dje mediatike me aspekt elektoral  dhe vinte si një kundërpërgjigje ndaj liderit të opozitës dhe është vazhdë e një strategjie të qeverisë Rama për të premtuar gjithmonë ulje taksa dhe përjashtime nga taksat, por dhe rritje të paargumentuar të premtimeve që bën për pagat dhe pensionet,” tha Malaj.

Për ish-ministrin e financave Arben Malaj zerimi i taksave për biznesin e vogël nuk i zgjidh problematikat e shumta që kanë shqiptarët. Malaj e quan këtë masë një shkop magjistari, që Rama e përdor për qëllime elektorale.

“Ulja e taksave nuk është shkop magjikë për problemet që kanë shqiptarët. Mund të jetë shkop magjistari për të gënjyer për qëllime elektorale por jo shkop magjik dhe shqiptarët e kanë provuar se kur I është premtuar ulje taksash ndërsa i është ulur një taksë janë gjetur tatime dhe taksa indirekte që kanë bërë që në duart e tyre të  mbeten më pak të ardhura reale.” u shpreh ai.

Malaj thotë se politikat e uljes së taksave dhe përjashtimeve mund të përfshihen vetëm në paketën fiskale të buxhetit. Vendime të tilla që merren jashtë paketës fiskale sipas Malajt dëmtojnë rëndë dokumentin e rëndësishëm të vendit.

“Nëse ka ndërmend të bëj ndryshime taksash duhet ti bëj pjesë e paketës fiskale ndryshimi I shpesh I taksave ne cdo vend  përkeqëson mbledhjen e taksave, kjo është A-ja e menaxhimit të financave publike. Ligji organik I buxhetiti në nenin 29 qartëson që deri në 25 Tetor këshilli I ministrave miraton buxhetin e vitit 2021 dhe në të gjithë praktikat ndërkombëtare uljet e taksave janë pjesë e paketave fiskale. Pra nuk ka asnjë kuptim kjo nxitje dëmton seriozitetin e një dokumenti shumë të rëndësishëm që ëhstë buxheit I vëndit.” vijon Malaj.

Një ditë më parë qeveria lajmëroi përjashtimin nga tatim fitimi si dhe tatimi mbi vlerën e shtuar të biznesit të vogël. Sipas qeverisë nga ky vendim përfitojnë 93 mijë tatimpagues dhe përjashtimet nisin nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb