Në Dardhë të Korçës,  prej orës 19:00 kanë filluar reshjet e borës. Aktualisht reshjet janë me intensitet të ulët.

Ndërkohë bëhet me dije se gjithashtu është punuar për pastrimin e rrugëve dhe se gjithashtu është bërë e mundur edhe kriposja për të lehtësuar qarkullimin.

Deri në këto momente nuk janë shfaqur probleme, ndërsa në disa zona të tjera janë regjistruar reshje shiu.

Kontraktorët janë në gatishmëri me borëpastruese në akset rrugore, nisur edhe nga parashikimet se moti, për orët në vijim pritet të jetë me reshje shiu dhe bore.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: