ULQIN – Një autobus që udhëtonte nga Shqipëria në drejtim të Budvas është shkrumbuar tërësisht nga flakët, fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar.

Mësohet se në autobus udhëtonin 52 turistë shqiptarë, të cilët kanë arritur të zbresin nga mjeti, pa pësuar asnjë lëndim.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së enjtes në aksin dytësor Ulqin-Tivar. Sipas policisë, dyshohet se zjarri në autobus ka shpërthyer për shkak të një defekti elektrik.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: