Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja duke folur për vendimin e marrë nga ana e presidentit të vendit Ilir Meta, tha se kemi të bëjmë me një akt të paqenë.  Manja theksoi se akti është nul dhe se Meta ka përdorur argumente që i interesojnë vetëm atij.

“Kushtetuta është ajo që detyron politikën dhe jo e kundërta. Akti i tij nuk pajtohet me natyrën kushtetuese. Në një situatë të tillë të jashtëzakonshme, vlen parimi se Kushtetuta zbatohet direkt.

Akti i Metës është i pavlefshëm.  Ky vendim është e paautorizuar nga Kushtetuta. Të gjitha argumentet e Metës janë thjesht bindja e tij, ndërsa procesi zgjedhor ka filluar, madje është në finishin e vet. Kemi të bëjmë me një akt të paqenë”, deklaroi Manja.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb