Një ditë pasi presidenti Ilir Meta firmosi në manifestin e thirrur nga vetë ai, dekretin për kthimin në Kuvend, të ligjit për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, vjen një reagim nga deputeti i PS-së Adnor Shameti.

Në një prononcim për mediat, Shameti pohoi se ky dekret do të rrëzohet sërish. Po ashtu socialisti komentoi dhe deklaratën e Metës që nëse nuk do të kishte reflektim për situatën, ai pas 15 marsit do të shpërndante parlamentin. Sipas Shametit, dekreti për shpërndarjen e Parlamentit do ishte nul.

“Do ta rrëzojmë dekretin për ndryshimet ligjore në ligjin për Gjykatën Kushtetuese, që nënshkroi presidenti Meta në protestë. E konfirmoj si relator u ligjit. Dekreti për shpërndarjen e Parlamentit do ishte nul.”, pohoi Shameti.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: