BJELLORUSI

Opozita bjelloruse është futur në grevë kombëtare pasi ultimatumi i saj kundrejt Lukashenkos i përfundoi afati.

Liderja opozitare në ekzil, Svetlana Tikhanovskaya i bëri thirrje Presidentit aktual Lukashenko që të dorëhiqet deri më 25 tetor ose vendi do pushtohej nga kaosi.

Mëngjesi i 26 prillit e ka gjetur pa përgjigjie opozitën bjelloruse e cila është futur në grevë kombëtare bashkë me punonjës fabrikash e studentë.

Qeveria ka reaguar ndaj kësaj greve duke siguruar se ndërmarrjet kryesore vijojnë punën dhe nuk i janë përgjigjur thirrjes së Tikhanovskaya.

Ndërkohë autoritetet bjelloruse vijojnë me arrestimet, teksa vetëm të dielën 523 protestues ranë në pranga, kurse këtë të hënë të paktën 155.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb